Video e mëposhtme tregon qenin e presidentit francez, Emmanuel Macron, duke urinuar në oxhakun e pallatit Elysée.

Pamjet tregojnë qenin  e zi Labrador-Griffon që vjen rrotull në sfondin e një bisede të zotit MAcron me tre anëtarë të rinj të qeverisë së tij.

“Çuditem çfarë nuhatje ka” i tha ministres së re, Brune Poirson, e cila sapo kishte nisur bisedimet; por të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Zoti Macron atëherë tha se qeni i tij Nemo kishte bërë një gjë “shumë të pranueshme”.

Incidenti është kapur nga Televizioni Francez TF1, i cili ka shkaktuar diskutime.

Ministri tjetër i ri i planifikimit, Julien Denormandie pyeti nëse kjo është një gjë që “ndodh shpesh”.

“Ju keni nxitur një sjellje krejt të pazakontë për qenin tim”, u përgjigj zoti Macron.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/MvSkQavkLck