Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo thotë se koronavirusi po prek rëndë moshat e reja dhe është shtuar numri i vdekjeve në këtë grup-kategori.

E vërteta janë se janë prekur ata që kanë sëmundje kronike. Por ai grup popullate është më i sensibilizuar aktualisht. Ata janë më të rrezikuar që fëmijët e tyre, nipër e mbesa të marrin virusin dhe të çojnë tek ata. Është shtuar numri i vdekjeve në mosha më të reja. Virusi po “kafshon” dhe persona në moshë të re.

Prekja e këtij virusi është më evident te moshat e reja. Mosha e re nuk është vetëm transmetuesi i virusit, por janë të prekur rëndë nga ky virusi”, u shpreh mjekja.

VERITAS.COM.AL/