Kryeministri Rama, që nga zona e Fierit ku ndodhet për drekë (përsëri drekë) përdori një banor të Cakranit si personazh në televizionin e tij ERTV,  për t’i bërë thirrje Lulzim Bashës për t’u ulur në tryezën e dialogut.

Banori, i identifikuar si Xhafo Shenaj, tha se ishte demokrat.

Ishte kryeministri që e shfaqi si të tillë ende pa u prezantuar vetë. Rama tha se e njohu nga sytë blu që kishte.

Xhafo Shenaj, në krah të kryeministrit që po i jepte certifikatën e legalizimit, i kërkoi Bashës jo vetëm të ulet me Ramën, por edhe të takohet me banorët e Cakranit.

Por kush është Xhafo Senaj?

Lulzim Basha thotë se Rama e njeh mirë atë. Sepse ai, sipas Bashës, është babai trafikantit dhe kultivuesit më të madh të hashashit në Cakran. Kjo, thotë Basha, është arsyeja përse ai i bënte elozhe Ramës.

Sipas kryetarit të PD, Rama është në dijeni të faktit se Xhafo Shenaj ka parcela të mbjella me kanabis në bashkëpronësi me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashin.

“Njesoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit ne ditët e fundit te regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit ne ditet e fundit te Republikës se Vjetër”, shkruan Basha në një reagim në Facebook.

/Veritas.com.al/