Shënohet viktima e katërt në Itali për koronavirus: ai është një 84 vjeçar i shtruar në spital në Bergamo.
Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.
Viktima e tretë ishte në Lombardi. Por me vdekjen e 84-vjeçarit, numri i viktimave deri tani në Itali, rritet në katër.
Ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në 165 në Lombardi raportojnë mediat italiane.
Lombardia është rajoni me rastet më të shumta të regjistruara dhe për këtë arsye pikërisht këtu masat janë më të rrepta.
Guvernatori Attilio Fontana urdhëroi mbylljen e shkollave, ambientet e hapura në mbrëmje dhe pezullimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore.
Veritas.com.al