(FOTO: Presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Junker dhe George Soros)/

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán ka pohuar se zbatimi i planeve të emigracionit është i projektuar me miliarderi i krahut të majtë Geroge Soros me qëllim që të sjellë një milionë emigrantë në vit në Europë përmes NGO-ve të Soros.

Orbán pohoi se BE dhe Soros duan të sjellin një milionë emigrantë në vit që të krijojnë emigracionin e BE me qëllim që të minojnë sovranitetin e shteteve- raporton  Die Presse.

Sipas Orbán, shumë krerë qeveritar në gjithë Europën kanë rënë dakord me politikat e emigracionit në shtetet e tyre, por këtë e thonë vetëm në rrugë private.

Ai tha se për shkak të vërshimit të fundit të emigrantëve nnë Itali, ai pret që shtetet e Europës Jugore së shpejti t’i bashkohen Hungarisë dhe të tjerëve në pritje për sigurinë e kufijve të shteteve të tyre.

Qeveria Italiane ka bërë disa hapa drejt sigurimit të kufijve shtetëror, pasi panë se 13,500 emigrant arritën me anije të vogla dhe me anije të shpëtimit pronë e  NGO. Anijet e NGO janë akuzuar nga prokurorët Italian për bashkëpunim me trafikantë e qenieve njerëzore  dhe Italia ka kërcënuar që të mbyllë portet. Megjithatë ardhja e emigrantëve vazhdon me të njëjtën qetësi.

Orbán, gjithashtu përmendi ish diktatorin Libian, Muammar Gaddafi, i cili një herë paralajmëroi se në qoftë se qeveria e tij bie,a tëherë miliona njerëz do të vërshojnë në Europë nga Afrika.

Kryeministri Hungraez tha se edhe pse Gaddafi nuk ishte një lider Demokratik; ndërhyrja e Perëndimit në Libi ishte pjesë e përgjegjësisë për krizat e tanishme.

Veritas.com.al/