Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LVV.

Ymeri në një konferencë për media bëri të ditur se është larguar nga posti i kryetarit, nga Kryesia dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së.

Ai tha se ky është prej vendimeve më të vështira të jetës së tij.

Kohët e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje pati “përçarje”. Albin Kurti ka vendosur të kthehet në krye të Lëvizjes VV, ai ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar.

Veritas.com.al/