Tensioni SHBA-Iran mbetet i lartë pas tërheqjes së militantëve nga kompleksi i ambasadës amerikane në Bagdad
Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbetet i lartë; të dy palët përgatiten për një rinovim të mundshëm të dhunës pasi milicët e mbështetur nga Irani u tërhoqën nga kompleksi i Ambasadës së Sh.B.A në Bagdad të Mërkurën pas dy ditësh përleshjesh me forcat e sigurisë amerikane.

Fotografitë tronditëse të publikuara nga Associated Press zbuluan skena shkatërrimi brenda ambasadës amerikane në kryeqytetin e Irakut pas sulmit të së martës nga militantët që protestuan për sulmet ajrore të fundit.

Sulmi ndaj ambasadës bëri që Presidenti Trump të kërkonte një përgjigje të menjëhershme që përfshinte një rritje të numrit te Marinsave amerikanë për të shuar trazirat.

Pentagoni dërgoi qindra trupa shtesë në Lindjen e Mesme dhe nxiti Sekretarin e Shtetit të Sh.B.A. Mike Pompeo të shtyjë një udhëtim ne Evrope dhe Azinë Qendrore.

Në një intervistë në “Special Raport”, Pompeo tha se Teherani gjithmonë do të mbahet përgjegjës për çdo “aktivitet malinj”.

Veritas.com.al/