Koment/

Ka ndodhur çudia më e madhe që nga dita e parë kur u krijua shteti mijëra vjet më parë: Brenda të të njëjtës familje presidenciale- dy politikanë të rrezikshëm e të egër me popullin e tyre; të dy që deklarojnë se ‘nuk kemi punë me njëri tjetrin’, të dy që u hedhin hi syve qytetarëve të tyre duke manifestuar sikur ‘Monika kërkon dhunë pa dijeninë e Ilirit’ , ndërsa Iliri kërkon ‘qetësi e dashuri’ pa dëshirën e Monikës.

Në esencë, çifti ynë presidencial Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, i përfolur për një korrupsion të paimagjinueshëm dhe mëkate të tjera në jetën e njeriut, edhe tallet me popullin e mjerë. Më në fund, brenda të të njejtës familje ekzistojnë dy qëndrime të kundërta mbi ‘vitin 1997’.

Viti 1997 është viti më i zi në hitorinë moderne të shtetit shqiptar. Lufta që shpërtheu mes njerëzve dhe shtetit, më në fund u drejtua në luftë të shtetit kundër qytetarëve të vet. Në duar të popullit shteti vuri miliona armë dhe municione, me qëllim që njerëzit të vrisnin njëri- tjetrin dhe të mos kishin punë me shtetin. U vranë rreth 3 mijë njerëz dhe u plagosën rreth 20 mijë. U shkatërrua çdo institucion i shtetit, policia dhe ushtria nuk ekzistonin, paqja njerëzore jo; ekonomia shkoi në zero, forcat ndërkombëtare prej 6000 ushtarësh u instaluan në vendin tonë për të mundur që paqja të mund të rikthehet.

Duke sjellë parasysh këtë vit të tmerrshëm, Monika Kryemadhi (First Lady)  para pak ditësh na ka kërcënuar haptazi se ‘viti 1997 do t’u duket lule’. Ajo, bashkë me liderin e PD, e cila është përgjegjëse kryesore për tragjedinë e vitit 1997, po udhëheqin një protestë militantësh të paguar ku po ushtrojnë dhunë të frikshme dhe terror. Por ajo u betua se ‘viti 1997 do t’u duket lule’.

Nën udhëheqjen e Kryemadhi- Basha, presim një vit më të përgjakshëm se 1997.

Po bashkëshorti i familjes presidenciale, Ilir Meta- vetë presidenti, vallë çfarë thotë?

Sot ai tha:

“Mendoj që kjo situatë nuk duhej të ekzistonte kurrsesi, mbas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin ‘97, që ishte një vit mjaft fatkeq!. “

Njëri nga familja thotë ‘e dua vitin ’97’, ndërsa tjetri thotë ‘nuk e duam’. Por gruaja që thotë ‘e duam’ asnjëherë nuk e dëgjon burrin e saj- sipas deklaratave publike.

Atëherë çfarë presim? Presim vitin ’97. Brenda të të njëjtës familje nuk ka besim reciprok; vallë si mund të besojmë ne qytetarët e vendit ku ndodhi viti 1997?!

Veritas.com.al/