Ajo që duket një e vërtetë e pakëndshme, e përmbledhur në shumë pak hapësirë të vënë në dispozicion nga një tweetim. Për ta shprehur është Vittorio Feltri, drejtori i Libero. Tema është ajo e kishave të mbyllura për koronavirusin. Një temë që po ndikon edhe në debatin politik, mendoni për apelin e Matteo Salvinit për t’i parë të rihapura në Pashkë.

Por jo vetëm kaq: debatohet në disa fronte, në programe të shumëfishta televizive dhe kudo që është e mundur të bëhet një gjë e tillë. Ja pra,e vërteta e pakëndshme  shprehur nga drejtori: “Kur kishat ishin të hapura askush nuk hynte, tani që janë mbyllur të gjithë duan të shkojnë në meshë”. Dhe kurrë një “amen” nuk ishte kaq i përshtatshëm …

VERITAS.COM.AL