Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur italian i artit dhe trashëgimisë kulturore vlerëson arritjet e Shqipërisë në drejtimin e Edi Ramës, ndërsa thotë se Italia nuk mund të rrijë e të vështrojë e hutuar atë që ndodh përtej Adriatikut, por duhet të mbështetë procesin reformator. Referuar situatës politike në vend, ai shprehet se në Shqipëri po zhvillohet një sfidë mes të vjetrës (që përpëlitet me prepotencë) dhe së resë, e cila ka fytyrën e kryeministrit Rama.

“Në Shqipëri është në zhvillim e sipër një sfidë mes të vjetrës (që përpëlitet me prepotencë) dhe së resë, e cila ka fytyrën e kryeministrit aktual Edi Rama. Si të gjithë ish-vendet e qeverisura për vite me radhë nga regjimet komuniste, tranzicioni drejt një qeverie demokratike, të zgjedhur lirisht nga zgjedhësit, në mënyrë të pashmangshme paraqitet me dritë e hije.

Por nuk ka dyshim se veprimi i qeverisë së kryeministrit aktual Edi Rama ka shënuar një kthesë rrënjësore në rritjen politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Italia nuk mund të rrijë e të vështrojë e hutuar atë që ndodh përtej Adriatikut, por duhet të mbështetë procesin reformator të Ramës” shkruan Vittorio Sgarbi.

Veritas.com.al/