(FOTO: Një pamje nga qendra  qytetit të Sarandës para pak minuta)/

Në ata pak minuta që era arriti kulmin e shpejtësisë (ishte ora 15:35) u duk se një bisht i Uraganit Irma godii edhe vendin tonë. Ndoshta për arsye se gjithë këto ditë është folur për Irma.

Por edhe stuhia me erë në Tiranë ishte aq e fuqishme sa nuk ishte parë…

Moti me erëra të forta ka përfshirë këtë pasdite gjithë vendin tonë. Në qytetin bregdetar të Sarandës raportohet se ka thyrje xhamash e dritaresh, shkulje pemësh, zhvendosje objektesh  në gjithë qytetin.

Në det një mjet lundrues ka lëshuar thirrje për ndihmë nga policia kufitare.

Edhe në Durrës, një stuhi me erëra të fuqishme pushtoi qytetin, rrugët e të cilit u boshatisën menjëherë nga këmbësorët. Pas stuhisë, kanë filluar edhe reshjet e shiut.

Njoftohet se ne gjithe vendin eshte ndjere stuhia dhe efektet e saj. Ne Fer este bllokuar rruga drejt Vlores per dy ore.

Duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe deri në orër e para të mëngjesit të së martës në vend do të mbizotërojë një mot me shira.

Sipas Meteoalb gjatë ditës së sotme vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira të lehta deri pas mesditës kur pritet që një sistem vranësirash të vendoset mbi territor duke gjeneruar rrebeshe shiu fillimisht në perëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.

Temperatura më e ulët në rang territori, sot ka shënuar 12°C ndërsa pritet që maksimumi të ngjitet në 33 – 34°C në disa qytete të ultësirës perëndimore

Veritas.com.al/