Pedagogu Klodian Skrame thotë se shpallja e Vjosës, Park Kombëtar, është një hap i rëndësishëm për vendin, ku në këtë fushë tanimë do të ketë standarde ndërkombëtare.

Në një intervistë për Abc News, Skrame u shpreh se kjo është diçka pozitive, pasi do të ruhet biodiversiteti.

Sipas Kramës, e veçanta është se Shqipëria do ketë si Park Kombëtar në një lumë.

“Impresioni i parë është që ia dolëm. Jemi të lumtur, të kënaqur, që mundi ynë, angazhimi ynë shkencor, akademik dha frytet e saj. Kësaj radhe u dëgjuam, u desh kohë, ecja ishte disi e vështirë me problematikat e saj. Por e rëndësishme është rezultati, rezultati është pozitiv. Pra, nga dje zyrtarisht, ne kemi në Shqipëri lumin e vetëm të egër në Evropë. Është diçka që e kemi vetëm ne. Ajo që e bën të veçantë është se me këtë hap që hidhet, ne hyjmë tashmë në standardet ndërkombëtare.

Ne tashmë kemi si park kombëtar në një lumë. Kjo është akoma më e veçantë. Kemi një zonë ku do të mundohemi të ruajmë biodiversitetin. Të gjitha gjallesat do mundohen të zhvillohen, të rriten dhe të qëndrojnë në kushtet më të egra të favorshme të mundshme”, theksoi ai.