Vladimir Putin është betuar të hënën edhe për gjashtë vjet si president i Rusisë, me një rëne të vogël të mbështetjes popullore dhe me një kosto për shkak të konfrontimit me Perëndimin, me një ekonomi të dobët dhe pasiguri rreth asaj se çfarë do të ndodhë deri në përfundim të mandatit, raporton Reuters.

Duke qëndruar në Hollin e dekoruar për këtë ceremoni Andreyevsky”” të Pallatit të Madh të Kremlinit, me njërën dorë në Kushtetutën e mbështjellë me ar, Putin u betua të shërbejë popullin e Rusisë, të garantojë të drejtat dhe liritë, dhe të mbrojë sovranitetin e Rusisë.

Inaugurimi i Putin për mandatin e katërt si president Rus vjen dy muajpas më shumë se 70 për qind e votuesve e mbështetën në zgjedhje në të cilat ai nuk kishte sfidant serioz.

Veritas.com.al/