Spitali i Vlorës është blinduar nga Policia e shtetit menjëherë pasi kanë mbërritur tre të plagosurit e përplasjes me armë zjarri në mes të qytetit, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja ndodhi sot pasdite, krejt papritur për qytetarët.
Duket se Policia nuk ka besim as te informacionet e saj mbi rreziqet që mund të vijnë pas aktit të rëndë që ndodhi; prandaj ka ‘blinduar’ spitalin për të ruajtur tragjedi të mundshme brenda në spital.
Sipas Policisë, të plagosurit janë: Gazmend Canaj, 27-vjeç; Taulant Beqiri. 28-vjeç; Elis Llanaj. 27-vjeç.
Njëri prej të plagosurve, Gazmend Canaj ka marrë disa plumba në trup dhe ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa i plagosuri i dytë ka marrë një plumb në bark; i treti ka marrë një plumb në këmbë.
Paraprakisht mësohet automjeti në shënjestër është një makinë me targa italiane, ndërsa është qëlluar nga një automjet tjetër.
Një makinë e tretë tip Toyota, është përplasur aksidentalisht me makinën që u sulmua me armë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Veeritas.com.al/