Moti i përkeqësuar paraqitet në qytetin e Vlorës. Mësohet se era është e fortë dhe deti me dallgë deri në 8 ballë.

Ndërkohë, referuar situatës vijon të mbetet i pezulluar lundrimi. Sakaq, sipas Kapitenerisë, situata pritet të ndryshojë vetëm gjatë pasdites së kësaj të hëne.

Kujtojmë që sipas parashikimit të motit, kjo e hënë paraqitet më problematike, ndërsa gjatë ditëve në vijim, intensiteti i reshjeve do të bjerë. Problematike paraqitet gjithashtu edhe parametri i erës ndërsa temperaturat do të jenë të larta.