Një trup i pajetë është gjendur anës lumit të Vjosës mbrëmjen e djeshme, 12 maj. 70 vjeçaci është gjetur pa shenja jete në një kasolle në afërsi të ‘Urës së Mifolit’ në fshatin Fitore, Novoselë.
Paraprakisht dyshohet se ka qene vdekje natyrale. Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fitote, Novoselë, në një kasolle në afërsi të “Urës së Mifolit”, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. T., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, njofton policia.