Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është proceduar penalisht, në gjendje të lirë, për pengim të procesit zgjedhor.

“Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Pas lajmit se u procedua penalisht për pengim të procesit zgjedhor, reagon kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se procedimi i saj është politik.

Veritas.com.al/