Presidentja e Komisonit të Europës Ursula Von Der Leyen, gjatë fjalës së saj në Tiranë nënvizoi se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Von der Leyen u shpreh se BE ka diversifikuar në mënyrë të suksesshme burimet, ndërsa deri më tani ka mbushur 92% të depove.
‘Përgjigja ndaj krizës energjetike që është shtyra kryesore për inflacionin reagimi përgjigja duhet të jetë shumë më e gjerë sesa thjeshtë mbështetje buxhetore. Në fakt së pari është e rëndësishëm që ne jemi pjesë e një unioni politik. Gjatë 8 muajve të fundit që prej fillimit të kësaj lufte Rusia ka hequr 2/3 furnizimit me gaz për BE-së kjo ka sjellë efektin përkatës, por edhe energjia elektrike që merret nga gazi. Ajo që ne kemi bërë është se kemi diversifikuar në mënyrë të suksesshme me furnitorë si SHBA dhe Norvegji. Kemi mbushur depot tona mbi 92%. Këto janë në të gjithë BE-në, por të gjithë përfitojmë. Kjo na jep sigurinë se ne do t’ia dalim gjatë këtij dimri. Jemi shumë më të përgatitur tani se sa kemi qenë në fillim të luftës. Mund të shohim ndërhyrjet në treg. Ndikimi i çmimeve të larta të gazit tek energjia elektrike. Mbështetje financiare të drejtpërdrejtë, investime tek infrastruktura si edhe një qasje të strukturuar për të ulur çmimet.’- u shpreh Von der Leyen.