
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje nga regjistrimi i Diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermania më 11 janar.
Në zgjedhjet e 11 majit do të jenë 245.975 votues nga jashtë. Ndërsa 48 180 të tjerë janë refuzuar.