“Ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Mbi të gjitha kemi në dorë të cojmë në vend më në fund amanetin e të parëve tanë, e Gjergj Kastriotit, të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve dhe të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqëiptarëve duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE. Të gjithë mund ta premtojnë këtë por këtë mund ta bëjmë vetëm ne.
Nëse nga sot 100 ditë, vota e shqipëtarëve të Shqipërisë do tu shtohen edhe votat e shqiptarëve të botës, do të thotë se ne luftuam, duruam por në fund e bëmë këtë që premtuam. Kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm Shqipërisë në Evropë dhe botë duhet të regjistrohet që me votën e vet PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë të barabartë në familjen e bashkuar evropiane.
Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit është data 4 mars, prandaj mos e lini për ditën e fundit por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar me 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim vota e cuar te cilido tjetër është gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye nj buf kënete. Vota e sjellë tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po forcohet vit pas viti.”
Komente