
Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një diferencë të thellë kryeson Klevis Jahaj i Partisë Socialiste.
Në këtë qark demokratët nuk kanë mundur të marrin as mandatin e pestë në listën e mbyllur. I pari në listën e mbyllur të PD renditet drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.
Partia Socialiste do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës së hapur. Jashtë listës fituese deri në këto momente ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Në KZAZ- në nr. 60 ka filluar numërimi i kutive të para. (A2 Televizion)
Komente