Italianët janë gati për zgjedhjet e një qeverie të re euroskeptike dhe anti- emigracion ditën e Diele. Pritet që partitë euroskeptike dhe anti- emigracion të dominojnë rezultatin e zgjedhjeve, sipas sondazheve. Kjo do të mund shkundë Bashkimin Europian që në themele.
Zgjedhjet kombëtare Italiane kanë potencialin të përhapë valë në Europë që nuk është parë në Europë që nga viti 2016 me referendumin e Brexit. Kriza e emigrantëve, e cila ka përmbytur Italinë me qindra mijëra emigrantë ilegal, sipas rregullave të BE, kanë krijuar humbje bankare dhe kanë rritur krimin e emigrantëve dhe të të papunëve; kanë nxitur rritjen e populizmit dhe të kolapsit të establishmentit politik.
Ditën e diele janë allë përballë tre konkurrentë kryesorë në zgjedhje. Dy prej tyre i përkasin, të paktën në një pjesë, lëvizjes populiste anti- establishment; ndërsa tjetri, i cili aktualisht ndodhet në qeverisje dhe është aeanca e majtë.
Koalicioni qendrës së djathtë ku bëjnë pjesë konservatorët e Forza Italia të udhëhequr nga ish- kryeministri Silvio Berlusconi, partia populiste Lega (ish Lega Nord) e udhëhequr nga Matteo Salvini, dhe dy parti më të vogla që përqafojnë programin e nacional- konservatorizmit dhe Kristian Demokracia.
Koalicioni ka bërë të qartë se është kundër emigracionit masiv me Salvini dhe Berlusconi që së bashku premtojnë se do të deportojnë qindra mijëra emigrantë brenda hapësirës së pesë viteve të ardhshme, nëse do të formojnë qeverinë.
Lideri i Lega, gjithashtu ka pranuar se Italia do të largohet nga monedha euro.
Veritas.com.al/