Ajo që ndodhi nuk është e qartë. Por faji për këta të vdekur duhet të kërkohet tjetërkund, dhe zinxhiri i fajeve është shumë i gjatë
Alessandro Sallusti – E Mërkure 18/07/2018
Disa ditë më parë kishim parashikuar që me fotografinë e parë të një fëmije të vdekur në det për shkak të mungesës së ndihmës, qeveria jonë do ti kishte pasur te gjithë sipër.
Dje ka ndodhur, nga dora e spanjollëve të anijes Open Arms,OJQ-se taksi e emigrantëve të ndaluar te hyjnë ne portet italiane. Një nga anijet e saj ka dalluar një varke ne brigjet e Libisë me një grua të gjallë në bord dhe një tjetër të vdekur bashkë me fëmijën e saj.
Fotot, të sapo marra dhe të shpërndara menjëherë nëpërmjet internetit, janë po aq tronditëse sa çdo imazh i vdekjes dhe dëshpërimit. Vullnetarët e detit, të mbështetur nga Saviano dhe shokët e tij të zakonshëm, ja hodhën ato në fytyrë Salvinit ,kjo po qe është një përdorim instrumental i fatkeqësive – duke i dhënë atij vrasësin e grave dhe fëmijëve. Sepse, sipas tyre, ndalimi i OJQ-ve, vendosur nga qeveria, ka lënë fatin e të mbijetuarve në duart e Rojes Bregdetare të Libisë, e cila nuk është ekzaktesisht një model i efikasitetit dhe njerëzillekut.
Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë nuk është e qartë. Sipas Ministrisë së Brendshme mund të jetë një lajm i rremë, dmth., një histori e ndërtuar me art për të krijuar një rast politik. Do të kuptojmë më shumë në orët e ardhshme. Por një gjë është e sigurt prej disa orësh: Matteo Salvini nuk është një vrasës dhe italianët kurrë nuk do të duan të shohin imazhe të këtij lloji. Faji i këtyre të vdekurve duhet të kërkohet diku tjetër dhe zinxhiri i fajeve është shumë i gjatë: qeveritë e korruptuara afrikane qe shuajnë urinë e njerëzve te tyre; qeveritë afrikane që lejojnë kalimin e karvanëve të njerëzve të dëshpëruar, duke fituar gjithashtu ; mafiet afrikane (dhe jo vetëm) që janë pasuruar në këtë trafik; papërgjegjshmëria e nënave të reja që rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre; komuniteti ndërkombëtar, OKB ne krye, e cili refuzon të ndërhyjë me forcë dhe vendosmëri.
A ka Matteo Salvini ndonjë përgjegjësi në ndonjë nga këto probleme? Unë nuk mendoj kështu. Salvini po rrezikon shumë dhe po tërheq një fije që nëse këputet mund ta vere Italinë dhe Italianet në vështirësi politike dhe etike? Po, është e vërtetë, sepse në një botë globale dhe ne vëzhgim të drejtpërdrejtë ne mënyrë konstante, nuk mund të mendosh qe për detyrë dhe pushtet t’i përgjigjeni për punën tuaj vetëm votuesve tuaj.
Të gjithë mëshirën e botes, të përdorim levat e qytetërimit tonë, por te rrime ne këtë pike. E dimë mirë nga cila anë janë të mirët dhe nga cila të këqijtë, ku është ligjshmëria dhe ku paligjshmëria. Ne jemi – gjithashtu Salvini është – në anën e drejtë.
Veritas.com.al/