Marshimi i tyre nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe mori shkas nga vrasja e 8-vjeçarit në Fier, e kryer nga fqinji i tij.
Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, iu bashkua marshimit, duke theksuar se, ngjarjen e Fierit e ka përjetuar si “për fëmijën e saj”.
Ajo tha se ndodhej atje si nënë dhe qytetare.
Nikolla, në fjalën e saj për mediat, kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për të denoncuar dhunën.
Ajo u pyet edhe për nismën e familjarëve të viktimës, të cilët po mbledhin firmat për të rikthyer dënimin me vdekje për Klodian Çalamanin autorin e vrasjes.
Sipas saj, kjo gjë po kërkohet në një moment tepër emocional.
“Shqipëria është pjesë e standardeve të BE-së. Unë nuk mendoj se ky dënim ai që do të jetë gjëja e duhur për të adresuar”, tha ajo.
Nikolla u shpreh së këto vendimmarrje nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta. Ajo solli në vëmendje draftin për regjistrin kombëtar të dhunuesve.
Gjatë ditës së djeshme më 18 nëntor u dha masa e sigurisë për Klodian Çalamanin.
Ai është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati i caktuar për të mbrojtur Çalamanin është tërhequr dhe nuk pranoi të mbrojë 38-vjeçarin.
Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë pas trazirave.
Përpara seancës ka pasur tension dhe përplasje, ku familjarët e viktimës kanë hyrë më forcë në Gjykatë, duke thyer derën dhe marrë përpara policinë.
Ata kanë kërkuar drejtësi, duke ngritur pyetjen “çfarë drejtësie është kjo?”.
Familjarët i kanë bërë me dije Policisë se duan të jenë të pranishëm gjatë seancës gjyqësore, që të përballen me vrasësin e miturit, por kjo gjë nuk u mundësua.
Sipas tij, Shqipëria ka një nga legjislacionet më të ashpra.