Një zyrtar i lartë Turk, këshilltari presidencial Yasin Aktay, ka thënë se beson se trupi i Jamal Khashoggi është tretur në acid pasi e kanë bërë copa copa.

Një “konkluzion vetëm logjik, tha ai, vjen në atë që ata që vranë gazetarin Saudit në Stamboll, e kanë copëtuar trupin e tij për “të mos lënë gjurmë pas”.

Khashoggi, një kritik i pushtetarëve Saudit, është vrarë brenda konsullatës së vendit në datë 2 tetor.

Nuk ka prova mjeko- ligjore që të provojnë se trupi i tij ishte tretur në acid.

“Arsyeja pse ata e shpërbënë trupin e Khashoggi është që të zhdukin eshtrat e tij më thjeshtësisht”, tha zoti Aktay për gazetën e përditshme ‘Hurriyet’.

“Tani ne shikojmë se ata jo vetëm e shpërbënë trupin e tij, por gjithashtu edhe e zhdukën”.

Veritas.com.al/