Një bullgar i etnisë rome, 21 vjeçar është arrestuar në Gjermani. Ai akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e Viktoria Marinova, gazetares që punonte për një stacion televiziv lokal bullgar dhe që po drejtonte një hetim mbi fondet e BE-se

Zhvillime në vrasjen e Viktoria Marinovës, gazetares bullgare 30-vjeçare vrare dhe përdhunuar në rrethana të paqarta në Ruse, ne veri te Bullgarisë.

Sipas burimeve të radios publike bullgare Bnr, një rom 21-vjeçar i dyshuar për vrasjen u arrestua në Gjermani, 60 kilometra nga Hamburgu.

Sipas rikonstruksioneve të medias, të dielën e kaluar ai do qe strehuar te nëna e tij, e cila jeton dhe punon në Gjermani. Indicie te rënda peshojnë mbi djalin: Në fakt, në shtëpinë e tij në Ruse që ndodhet në zonën e Romëve, u gjetën rroba me gjurmë të gjakut të gazetares, të perdhunuar dhe të vrarë ndërsa vraponte në një park publik.

“Po, personi është arrestuar”. Konfirmimi erdhi nga Sotir Tsatsarov, prokurori i përgjithshëm i cili merret me rastin në lidhje me vrasjen e Viktoria Marinovës. Gazetarja, e cila po merrej me një hetim lidhur me abuzime të supozuar lidhur me dhënien e fondeve komunitare, ishte zhdukur pa lënë gjurmë pasi ajo kishte shkuar për vrap ne një park në Ruse, një qytet në Bullgarinë veriore. Shenjat në trupin e saj nuk linin vend për dyshime: në fakt, gruaja ishte përdhunuar ne fillim dhe më pas vrare.

Autori i vrasjes barbare do të ishte Severin Krasimirov, një qytetar Bullgar I etnitetit rom, i cili, pas vrasjes barbare, kishte gjetur strehë në Gjermani brenda shtëpisë së nënës së tij. Ai ishte gjurmuar dhe arrestuar nga policia gjermane.

Ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov, tha se romi 21-vjeçar kishte edhe me pare precedentë për vjedhjen e metaleve. Vrasja nuk lidhej me hetimin që gazetarja po bënte mbi fondet e BE-se. Viktoria Marinova ishte vetëm 30 vjeçe dhe është gazetarja e tretë që vritet në Evropë që nga fillimi i vitit. Gazetarja ka punuar për TVN, një transmetues rajonal i vogël ne Ruse dhe prezantonte një program të quajtur Detektor. Puntata e parë e programit përmbante intervista me dy gazetarë të cilët po punonin për një hetim mbi abuzimin e supozuar të fondeve të BE-se. Sipas ‘Reportere pa Kufi’,  Bullgaria është në vendin e 111-të nga 180 në rang-listën botërore për lirinë e shtypit, më e ulët se shumë vende të tjera të Evropës Lindore.

Veritas.com.al/