Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme vetëm 10 vite burg për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën në 8 dhjetor të vitit 2020 me një plumb pas shpine vetëm se shkeli orën policore.
I akuzuari Hajdaraj nuk foli gjatë seancës, por avokati shprehu pendesë.
Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për Hajdarajn, i cili vrau më 8 dhjetor të 2020-ës Rashën.
Babai i Klodianit, Qazim Rasha tha se ky gjyq eshte nje njolle e zeze dhe se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët.
Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga polici vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.
Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.
VERITAS.COM.AL