10 persona janë marr në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në orën 11:45 minuta në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë.

Dëshmitë e dëshmitarëve të cilët ishin aty kur ndodhi konflikti mes ndërtuesit Armando Meshau dhe djalit të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Rei Meta kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Deri tani 10 persona janë marrë në pyetje dhe të gjithë kanë dhënë të njëjtën deklaratë. Në sherr e sipër autori Rei Mete e ka qëlluar me dy grushta në fytyrë, më pas 55 vjeçari ka rënë në tokë duke humbur jetën

i riu ka treguar se ai kishte ndërhyrë si sekser për një sipërfaqe toke të cilën Armando Meshau e kishte blerë më pas dhe për këtë ai kishte kërkuar që ti jepte lekët që i kishte premtuar

“Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar.”

Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Meta kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Do të jenë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes.

Burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta shpesh herë luante rolin e sekserit për pronat në Vlorë. Madje përdorte dhe emrin e së ëmës, Nurihan Seiti, anëtare e KLP.