Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pas një sherri me thika me disa bashkëmoshatarë.

Sipas policisë, i mituri i arrestuar edhe ai 14 vjeç,  ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

NGJARJA

Martin Cani, 14-vjeçar, ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”, por ai ishte i aktivizuar edhe me futbollin, në klubin e “Dinamos” me moshat U 15. Djali që kishte ëndërr të bëhej futbollist bashkë me shokun e tij, bien pre e një sulmi brutal të bashkëmoshatarëve të tyre. Ndonëse policia ka bërë me dije se në sherr janë përfshirë vetëm 4 nxënës, në fakt dëshmitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se kanë qenë të paktën 7 nxënës, ku i bie që grupi i dhunuesve të kenë qenë të paktën 5 persona.

Grupi që ka sulmuar, fillimisht është përleshur me dy djemtë, Martinin dhe Luisin dhe më pas kanë nxjerrë thikat, duke e goditur Martinin disa herë në pjesën e barkut, ku një goditje fatale iu ka dhënë në zemër. Djali u mor i gjallë nga vendi i ngjarjes nga një grua, e cila më pas tregoi detaje rrëqethëse, ku edhe pas ngjarjes, ajo tregoi se atletet e Martinit i kishte në makinën e saj.

DEBATI EDHE NE PARLAMENT

Më pas në rrugë e ka dorëzuar në ambulancë, ku infermieri i pranishëm ka tentuar ta mbajë në jetë. Martini nuk ia doli dot, ndërron jetë sapo mbërrin në spital! Ngjarja tronditi mbarë opinion publik, ndërkohë një debat i ashpër u shënua edhe në parlament teksa deputetja Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit.

Zhupa e hapi çështjen në kulmin e debatit për buxhetin, ndërkohë që përgjegjësja e dikasterit i qëndroi fort idesë së mospërhapjes së gjuhës së urrejtjes. Por, Zhupa lëshoi akuza të forta në lidhje me dështimin e të gjithë asaj që qeveria e konsideronte më herët ‘paketa e sigurisë në shkolla’. Për ngjarjen reagoi Presidenti i Republikës, Ministria e Arsimit, Partia Demokratike e shumë përfaqësues të politikës. Por vrasja e Martinit është një kambanë alarmi që në fakt, që prej ditëve të para të fillimit të vitit të ri shkollor dha shenjat e para. Në disa shkolla të vendit u shënuan konflikte të dhunshme, ku nxënësit rezultonin të ishin të armatosur me sende të forta deri të mjete mprehëse.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *