(Arjan Hoxha, shefi i sigurise i PD dhe drejtuesit e Policise se Shtetit)

24 orë pas vrasjes së Elbasan të Pjerin Xhuvanit, nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD me të cilin pretendojnë se po mbrojnë votën,  Policia e Shtetit ka hedhur poshtë çdo pretendim të opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit. Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash. Në pranga ranë 10 anëtarët e grupit të armatosur në PD, të cilët janë ish-ushtarakë dhe ish-policë, të cilët akuzohen për pengmarrje dhe heqje pa të tjerë të lirisë me dhunë, ndërsa vetëm Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ndërsa Klemend Xhaferri është shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Janë arretuar:  Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim; Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim, të gjithë pjesë e grupit të armatosur në PD.

VERITAS.COM.AL