Pas disa orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit. 31-vjeçari, u vra me dy plumba nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se trupi i Nevruzit është gjetur pranë zonës së Vunoit.
“Burime nga policia konfirmojnë gjetjen e trupit të Eraldo Nevruzit. Kontrollet e policisë janë intesifikuar gjatë mëngjesit të sotëm. Kanë qenë 9 grupe në terren. Duke parë lëvizjet e autorit, aty janë përqëndruar kërkimet, në zonën e Vunoit. Aty ka hedhur trupin dhe më pas është larguar në drejtim të Korfuzit. Në vijim do të kemi informacione më të detajuara. Trupi është gjetur pranë Vunoit. Gerald Shehu viojon të jetë në Greqi, është këruar përshpejtim i procedurave për ekstradimit në Greqi. Fisheku është jetur në një nga dhomat e hotelit. Nuk kanë vënër re konflikte mes dy personave para ngjarjes. Nuk janë vërejtur konflikte të mundshme midis dy personave”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Elton Nika.
Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.