(FOTO: Vendi i ngjarjes, banesa e familjes Kuçi ku ndodhi krimi)/

Tragjedia ka ndodhur në një banesë private shumë pranë Teatrit Migjeni, si e parathënë se një skenë makabriteti do të ndodhte në oborrin e Teatrit.

Një burrë mbi 60 vjeç, Bujar Kuçi ka sulmuar me thikë nipin e tij Mirsad, dhe e ka lënë të vdekur. Me gjithëse Mirsadi është transportuar për në spital, nuk ka qenë e mundur të përballonte plagët e thikës.

Mirsad Kuçi ishte 33 vjeç, baba i dy fëmijëve që  prej ditës së sotme mbeten jetimë.

Të dy, si Mirsadi edhe xhaxhai i tij Bujar Kuçi jetonin në një shtëpi të vjetër, nën të njëjtën çati dhe ndanin abshkë oborrin e shtëpisë njëkatëshe.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende qartë. Dihet vetëm se xhaxhai vrasës ka qenë i dehur nga alkooli. Ka fjalë se mes xhaxhait dhe nipit ka pasur probleme pronësie, si rëndom në familje të tilla që bashkëjetojnë nën të njëjtën çati.

Plicia ka arrestuar autorin e vrasjes, Bujar Kuçi.

Veritas.com.al/