Autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit Edison Adri mëngjesin e sotëm në Lozhan të Maliqit fshihej në një stan në një pyll në Bodë të Lozhanit në Maliq. Ish-ushtarak, 43-vjeçari Violand Braçellari, jetonte vetëm me nënën e tij.
Dyshohet se ai fshihte edhe arsenal armësh në stan dhe qëndronte gjithmonë i armatosur. Në pyll bënte stërvitje fizike dhe qitje me armë. Si ish-ushtarak kishte përgatitje të lartë ushtarake në përdorimin e armëve.
Ai kishte siguruar vendin me shumë qen, me qëllim që asnjeri të mos i afrohej stanit. Kur ka shkuar policia për ta arrestuar herë të tjera edhe më parë, ikte e fshihej në pyll në terren të vështirë, aty ku kishte krijuar edhe vende për t’u fshehur.

Prej terrenit të vështirë ku fshihej ai i kishte shpëtuar disa herë RENEA-s. Për të shkuar të stani ku fshihej duhet të ecësh 40 minuta në këmbë.
Stani do t’i prishej pasi aty do kalonte rruga dhe i kishin dërguar letër për ta prishur.
Ai ishte një ish-ushtarak, i rrezikshëm për banorët e zonës dhe në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh, shkruan A2 CNN.
Komente