
Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, pasi ky i fundit ka zbuluar se i riu i kishte përdhunuar prej 9 vitesh të bijën e tij 18-vjeçare, të cilën e kishte nga martesa e parë.
50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos, duke treguar edhe arsyet e krimit të rëndë.
Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin, pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se daja e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.
Sipas medias greke, vajza ka rrëfyer se, daja e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.
Zbulohen fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes tronditëse në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë.
Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija, tashmë 18 vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 33-vjeçari e përdhunonte sistematikisht që nga mosha 9 -vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik, pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe e ëma e vajzës së abuzuar seksualisht, e cila është shprehur se nuk ka ditur asgjë deri në momentin që ka ndodhur ngjarja, pasi sipas saj, e bija nuk i kishte treguar asnjëherë për përdhunimet.

Nga ana tjetër, ajo shton se, as i vëllai nuk i kishte lënë të kuptonte se po e bënte një veprim të tillë, duke mos ngjallur asnjë lloj dyshimi.
“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Më pas, i ati e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha: “Të vrava vëllanë”, u shpreh e ëma e 18-vjeçares së abuzuar.