Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.

Në pamundësi për shoqërimin në ambientet e gjykatës, seanca u zhvillua në ambientet spitalit, ku ishte e pranishme gjyqtarja e seancës Lorena Çabej, prokuroja Alma Felaj dhe një psikologe. Siç raportoi gazetari i A2 CNN Armand Bajrami, seanca ka zgjatur pak minuta dhe nisi përtej orarit të planifikuar, pasi u vendos që do të zhvillohej në spital.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë V E N D O S I :

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024″, thuhet në vendimin e Gjykatës.

I mituri Mario Perlleshaj do të qëndrojë në arrest me burg. Ai akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet. Perlleshaj dyshohet se goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ditën e djeshme lidhur me këtë ngjarje u zhvillua edhe një protestë në kryeqytet, nga prindër të nxënësve, shoqëruar me fëmijët e tyre. Ajo që mbeti pas nga protesta, ishin shenjat dhe gjurmët e duarve me ngjyrën e kuqe (simbol të gjakut) në muret e ministrisë së Arsimit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *