Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Burime bëjnë me dije se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 19 nëntorit.

I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.

Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

Ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi vettingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.