Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë. Lajmi u dha nga presidenti serb aleksander vucic I cili njoftoi se qeveria e re do të zgjidhet në 18 prill.

Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Serbisë.

Presidenti serb më herët zhvilloi konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *