
Lituania dhe Letonia i kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kjo është bërë e ditur nga media serbe “Novosti”, sipas të cilës ky ndalim është bërë për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.
“Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një avioni serb për në Moskë që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Autoritetet letoneze ia ndaluan avionit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”, shkruan Novosti.
Vuçiç planifikonte të udhëtonte për në Moskë, edhe pse Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore.
Kujtojmë se kryeministrit sllovak Robert Fico iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani, me qëllim që ta pengonin të merrte pjesë në 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.
Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj.
Komente