Presidenti rus, Vladimir Putin është duke mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në Rusi për situatën e krijuar në Rusi nga kërcënimi i grupit Wagner.

Presidenti rus akuzoi trupat Wagner si “tradhtarë” që do të ndëshkohen pa vonesë. Kryengritja e trupës Wagner është “kërcënim vdekjeprurës” për Rusinë tha presidenti rus, i cili theksoi, se nuk do të lejojë një luftë civile në Rusi.

Ai iu drejtua rusëve për unitet dhe e cilësoi thirrjen për kryengritje një “thikë pas shpine” për Rusinë.

Putin e akuzoi Prigoshin, që ka qenë një i besuar prej kohësh i tij, se për shkak të një ambicie të tejskajshme po tradhton vendin e tij.