Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Greqisë si një eksponent i trafikimit të narkotikëve. Policia shqiptare, që ka për detyrë ta kapë, deklaron se “nuk po e gjen”  Megjithatë, herë pas here, Balili “kapet” nga aparate telefoni, nga kamera, nga kalimtarë, nga pushues, nga miq e armiq, tek bën jetën e tij të zakonshme. Gjatë stinës së verës “u kap” në hotelin e tij në Sarandë duke shijuar pushime, pastaj në dasmën e nipit,.. Policia, vetem policia “nuk e gjen”.

Sot ish kryeministri Sali Berisha, në pozitën e një opozitari dinamik, e ka “kapur Balilin në një foto me nipat e tij, tek shijon bisedën dhe qetësinë e favorizuar nga shteti.

Ja dhe çfarë shkruan ish- kryeministri Berisha në një status në Facebook:

 

“Ne shtabin e Eskobarit te Ballkanit!

Qytetari dixhital dergon:

Foton e fillimit te kësaj jave te Eskobarit te Ballkanit dhe lejtnanteve te tij ne strofullen e tij ne Sarande, korrierit, pengut etj etj! sb

 

“Përshëndetje doktor,po ju dërgoj: Foton e e kësaj jave nga strofulla e Balilajve. Lutem anonimatin

Këta ne foto janë, ne mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili kryetari bashkise Delvine(nuk jam i sigurte), majtas nuk ja di emrin por është korrier i Kelit. Tjetri ne fund  majtas është Denis Balili. Ky zakonisht rri peng tek blerësit e drogës deri ne momentin kur transporti ka përfunduar. Metode kjo kolumbiane për te garantuar siguri dhe besueshmëri tek blerësit. Lutem anonimatin”