Tani nuk mund të fshihet më. Sepse nuk është një, por janë disa burimet që kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e financimit të paligjshëm që pretendohet të ketë bërë për fushatën e Obamës, në këmbim të një fotografie, me qëllim elektoral në Shqipëri.
“Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t’i shesë në Shqipëri si “bomba” kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura”
Por si mundet Zyra e Shtypit e Endri Fugës, të quajë gazeta të dorës së dytë Agjencinë më të madhe britanike Reuters?
Ky ishte pra reagimi i Zyrës së Shtypit të kryeministrit Edi Rama për skandalin e pagesës 80 mijë dollarë të një fotografie me Barak Obamën. Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk vonoi shkrimi dhe kronika e Zërit të Amerikës, që zbuloi rrëfimin e Bilal Shehut, bashkë me konfirmimin se origjina e 80 mijë dollarëve ishte e Shqipëria.
Por edhe Associated Press, kjo agjenci e dorës së dytë simbas Fugës, shkroi një përmbledhje të skandalit, që kulmon me kallëzimin penal të Partisë Demokratike. Shkrimi është marrë nga të përditshmet në të gjithë botën.
Por edhe Ëashington Post, kjo gazetë e madhe amerikane, por e dorës së dytë për Zyrën e Shtypit të dorës së Parë, e ka publikuar së fundmi bashkë me media të tjera dhe lehtësisht mund të gjendet në internet.
“Mbetet e paqartë nëse prokurorët do të vendosin të hetojnë për këtë çështje” shkruan Associated Press.
Në shkrim përmendet edhe Bilal Shehu që që u pranoi në Gjykatën e Nju Xhersit, se kishte financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e Obamës. Rama ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë nga pritjet elektorale të Obamës, apo të ketë paguar biletat në eventin e San Fransiskos.
Sipas gjurmëve të investigimit, Bilal Shehu, rezident në SHBA, hetuar nga FBI, i mori paratë nga një burim i jashtëm.
Por i dhuroi në fondin e fushatës pa treguar origjinën e vërtetë të tyre, me qëllim që një qytetar i huaj të merrte pjesë në event. Emri i Ramës nuk u përmend në këtë çështje. Dokumentat thonë se “Shtetasit të huaj” iu mohua pjesëmarrja në event, por iu lejua një fotografi me presidentin Barak Obama.
Vendimi për Bilal Shehun do të jepet në 5 Tetor.
Dënimi maksimal është 5 vjet burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë. (Marre nga Syri.net)