Një dhimbje të madhe la pas ndarja e menjëhershme nga jeta e dy intelektualëve të mirënjohur shqiptarë, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku.

Miq, të afërm, dhe dashamirës vijojnë ti kujtojnë ata me mesazhe prekëse.

Një nga ato është edhe producentja, Gerta Qurku e cila ka postuar një video në rrjetet sociale, në të cilën Baxhaku dhe Xhuvani shfaqen si dy miq të vjetër duke kënduar nën ritmin e këngës “Formidable”.

“Engjëjt janë larg. Tos dhe Gjergj, ju pritët njëri-tjetrin për ta bërë këtë udhëtim të mrekullueshëm drejt engjëjve. Dhe ne na mbet trishtimi”, shkruan e prekur producentja.

Kujtojmë se gazetari Fatos Baxhaku ndërroi jetë më 16 gusht të këtij viti, vetëm dy ditë pas largimit edhe të mikut të tij Gjergj Xhuvani.

VERITAS.COM.AL/