Ylli i futbollit të Barcelonës,  Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burg pasi një gjykatë në Barcelona e gjeti fajtor për tri akuza për “mashtrime financiare”, sipas deklaratës së gjykatës lëshuar të Mërkurren.

 

Gjykata, gjithashtu dënoi babanë e futbollistit, argjentinasin Jorge, me 21 muaj burg për tri krime të njëjta. Vendimi i Gjykatës mund të apelohet përmes Gjykatës supreme të Spanjës, sipas deklaratës.

 

Sidoqoftë, sipas ligjit të Spanjës, dënimi me burg nën dy vjet, mund  të kthehet në dënim me kusht ose kohë prove, që do të thotë se Messi dhe babai i tij mund të mos burgosen.

Gjykata e urdhëroi Messi-n që të paguajë një gjobë rreth 2 milionë euro, dhe babai i tij rreth 1.5 milionë euro.