Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka nisur ditën sot duke ngjitur shkallet e kryeministrisë.

Por nuk ehste ajo qe kishin informuar mediat se zonja Kim po takohet me kryeministrin Rama; as se ka shkuar ne kryeministri per problemet e Reformes Zgjedhore.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se ambasadorja nuk është duke u takuar me kryeministrin Edi Rama.

Jo zyrtarisht një burim nga kryeministria tha se ambasadorja është duke u takuar me zonjën Vali Bizhga drejtore e kabinetit të kryeministrit.

Të njëjtat burime pohojnë se nuk është duke u diskutuar për aktualitetin politik por për çështje krejt të ndryshme.

Është e disa herë që ambasadorja Kim takohet në kryeministri me zonjën Bizhga.

VERITAS.COM.AL/