Nga: Nick Squires, ‘The Telegraph’
Referendumi i Maqedonisë për të ndryshuar emrin në Maqedonia e Veriut dhe për të hapur rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO ka rezultuar në një diferencë të madhe fitoreje për titullin e ri, por me një pjesëmarrje zhgënjyese.
Mbrëmë vonë, vetëm 34% e votuesve të pranueshëm u raportuan të kenë votuar në referendum, i cili, shpresohej, t’i jepte fund një bllokimi diplomatik 27-vjeçar me Greqinë.
Me votat nga 93 për qind e vendvotimeve të numëruara, 91.3 për qind e votave favorizuan ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut, krahasuar me 5.7 për qind kundër, sipas numërimit zyrtar të komisionit zgjedhor.
Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryeministri Zoran Zaev tha se vendi e kishte përqafuar marrëveshjen për të riemërtuar vendin. “Mendoj se shumica e qytetarëve që votuan kanë zgjedhur rrugën evropiane për Maqedoninë,” tha ai.
Ai i kërkoi opozitës konservatore të ratifikojë marrëveshjen në parlament. Nëse jo, ai do të thërriste zgjedhje të parakohshme.
Greqia reagoi ndaj rezultatit me ministrinë e jashtme duke thënë se ajo “mbetet e përkushtuar” ndaj marrëveshjes së saj të qershorit me Shkupin nën të cilën Athina do të heqë objeksionet e saj ndaj hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO në këmbim të një ndryshimi të emrit.
Kryeministri grek Alexis Tsipras shprehu mbështetjen e tij për homologun e tij maqedonas në një telefonatë në të cilën përshëndeti “vendosmërinë dhe guximin” e Zoran Zaev për të “përfunduar zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha një burim qeveritar për AFP.
Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Twitter se rezultati ishte një “mundësi historike”, duke shtuar: “Dera e NATO-s është e hapur”.
Referendumi ende mund të interpretohet si i vlefshëm nga qeveria, pavarësisht se nuk arriti pragun e pjesëmarrjes prej 50%, thanë analistët.
“Qeveria ka thënë gjithmonë se referendumi është konsultativ”, tha Simonida Kacarska, drejtore e Institutit të Politikave Evropiane,nje institut think tank(grup ekspertesh) në Shkup.
“Ne do të duhet të shohim se çfarë tregoi votimi. Por një pjesëmarrje e ulët mund ta bëjë më të vështirë arritjen e marrëveshjes dhe për të marrë shumicën e dy të tretave të mbështetjes në parlament që është e nevojshme për të bërë ndryshime në kushtetutë “.
Dëshira e gjatë e vendit për t’u njohur si Maqedoni është bllokuar nga Athina qysh kur vendi ballkanik shpalli pavarësinë nga rrënojat e ish-Jugosllavisë në 1991.
Grekët janë ashpërsisht mbrojtës të rajonit të tyre të Maqedonisë dhe ajo qe nuk durojnë eshtë që e konsiderojnë si përvetësimin te maqedonasve të kulturës helenistike dhe figurave historike si Aleksandri i Madh.
Por në një marrëveshje të nënshkruar në qershor, Athina ra dakord të heqi veton ndaj kombit të vogël ballkanik që bashkohet me NATO-n dhe BE-ne nëse ndryshon emrin e saj në Maqedonia e Veriut.
Referendumi ishte një shans për të abandonuar emrin e gjatë dhe joelegant mbi të cilin maqedonasit ishin kapur për 27 vitet e fundit – ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ose IRJM-së shkurt.
“Këtu nuk ka punë për të rinjtë. Djali im nuk ka perspektivë. Ne kemi probleme të mëdha ekonomike. Kështu që mendoj se bashkimi me BE-ne dhe NATO-n do të na ofrojë një të ardhme më të mirë “, tha Tiho, një shofer taksie 56-vjeçar në kryeqytet, i cili tha se kishte votuar po.
Por të tjerë janë shumë të pakënaqur me shtimin e një kualifikuesi gjeografik për emrin e vendit të tyre, duke thënë se titulli Maqedonia e Veriut është një poshtërim dhe zvogëlon staturen e vendit.
“Është emocionuese. Ky është një vend gjuha dhe identiteti i të cilit janë kundërshtuar nga fqinjët e saj.
“Një pjesë e popullatës është e shqetësuar se ndryshimi i emrit do të ndryshojë disa shënjues të identitetit, edhe pse nacionaliteti dhe gjuha jonë do të njihen si maqedonase”, tha Prof Kacarska, i cili fitoi doktoratën e saj në Universitetin Leeds.
Pyetja që iu dha votuesve në referendum ishte: “A jeni në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO duke pranuar marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”
Si Zoran Zaev, kryeministri maqedonas dhe homologu i tij grek, Alexis Tsipras, kanë nxjerre qafën jashte politikisht dhe përballen me kundërshtim të ashpër nga kritikët vendas.
Nikola Dimitrov, ministri i jashtëm dhe një nga arkitektët e marrëveshjes, votuan në qendër të kryeqytetit, duke e përshkruar referendumin si një “udhëkryq historik” dhe fillimin potencial të një kapitulli të ri për vendin.
“Kjo është një ditë e madhe,e madhe për Maqedoninë dhe për miqësinë tonë me Greqinë. Jam i emocionuar. Është edhe ditëlindja ime, kështu që shpresoj se ka edhe një shenjë në të, “tha ai.
Por disa orë më vonë, grupet e opozitës që kishin bërë thirrje për një bojkot të votimeve e shpallën referendumin një dështim.
Jashtë parlamentit, disa qindra aktivistë anti-referendum në gjendje ezuberante u mblodhën para një skene, duke festuar me muzikë rok, duke tërhequr flamuj maqedonas mbi shpatullat e tyre dhe duke mbajtur banderola që lexonin “Maqedonia përgjithmonë” dhe “Kjo ishte, është dhe do të
“Populli maqedonas nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n. Ata nuk duan ndryshimin e emrit, identitetit, historisë dhe traditës së popullit maqedonas “, tha Dragan Ugrinovski, nga grupi i opozitës Maqedonia po Bojkoton.
Ivo Kotevski, nga partia konservatore e opozitës VMRO-DPMNE, tha: “Çdo gjë është e gabuar me marrëveshjen. Është e gabuar të ndryshohet kushtetuta, është e gabuar të ndryshohet emri”.