Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka kaluar me sukses procesin e vettingut duke u rikonfirmuar në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit drejtohej nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Zaganjori është gjykatësi i dytë i Gjykatës së Lartë që konfirmohet në detyrë.

Fillimisht, KPK vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

“Vendimi për të pritej me interes të lartë, nëse do të shkarkohej dhe sistemi do futej në kolaps do të binte Gjykata e Lartë,” tha gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

KPK u mor me disa çështje në lidhje me pasurinë  marramendëse, që sipas tij është e trashëguar dhe falë punës si gjyqtar. Theksi u vu tek fshehja e taksave, por provat e reja të sjella nga Zaganjori bindën KPK që ta konfirmojë në detyrë.

Veritas.com.al/