Policia ka zbuluar më shumë mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Zall-Bastar, ku një i moshuar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë.

Pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor, ka rezultuar se 81 vjeçari Xhelal Meta kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Dyshohet se ai është goditur me sende të forta.

81 vjeçari Xhemal Meta që u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar dyshohet të jetë vrarë. Policia, në një njoftim zyrtar, deklaroi se nga ekzaminimet janë konstatuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.

Policia deklaroi gjithashtu se ngjarja është referuar si vrasje me dashje. Ndërkohë, gazetar Ervin Leka raporton se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për një konflikt për tokat e 81 vjeçarit me banorë te fshatit. Megjithatë, nuk përjashtohen as konflikte banale me banorë të tjerë.

“Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *