
Një furrë për prodhimin e qeramikës dhe disa gjurmë varresh janë zbulimet më të fundit në amfiteatrin antik të Durrësit.
Gjetjet e reja do t’i nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve për të përcaktuar llojin dhe kohën të cilës i përkasin.
Në amfiteatër janë duke punuar arkeologët shqiptarë dhe italianë. Harta e kërkimeve dhe gërmimeve është zgjeruar, ndërsa puna këtë tetor është përqendruar në pjesën perëndimore të sitit.
Zbulimet e fundit por edhe ato të mëhershme janë dëshmi se nëntoka e qytetit bregdetar ruan brenda saj pasuri të pashoqë arkeologjike.
Pak ditë më parë në Durrës u zbulua një mozaik i rrallë afro 2 mijëvjeçar.