Një investifgim i kryer nga ‘The Times’ ka zbuluar se Jeremy Corbyn ( sot kryetar i laburistëve Britanikë) ishte arrestuar në vitn 1986 për pjesëmarrjen në protestën e organizyuar nga simptaizanët e IRA për të “manifestuar solidaritet” me terroristët.

Gazeta raporton se anëtari i Parlamentit, i cili ka histori të gjatë në mbështetje të lëvizjes Republikane, i është bashkuar lëvizjes për të ‘treguar solidaritetme të burgosurit Republikan Irlandez që u solën në gjyq nga shteti Britanik”.

Synimi i sulmit terrorist të kohës ku mori pjesë edhe laburisti Jeremy Corbyn ishte vrasja e kryeministres Margaret Thatcher dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit, duke përfshirë edhe parlamentarin konservator Sir Anthony Berry, i cili vdiq dhe 31 të tjerë u plagosën. Shumë njerëz, mes tyre edhe Ëalter Clegg, dhoma e të cilit ndodhej direkt mbi shpërthim dhe gruaja e Norman Tebbit, Margaret, mbeten pëjetësisht të gjymtuar.

Protestat u organizuan nga aktiviatët prej ‘Troops Out Movement’, të lihur ngushtë me krahun politik të IRA, Sinn Féin.

Corbyn, kryetar i sotëm i Laburistëve Anglez, që në atë kohë ishte anëtar i parlamentit, u arrestua bashkë me 15 të tjerë demonatrues, me akuzën për kundërshtiim dhe pengim të Policisë. Sipas gazetës akoma nuk duket se ka qenë i dënuar, veçse i burgosur./Veritas.com.al/