Polica ndërkombëtare e Siguracionit për makinë ‘e famshme’ Audi AA 003 GB, e kapur si dëshmi e transportit të përbashkët të drogës mes ministrit Tahiri dhe kushëririt (tashgmë të arrestuar në Itali) Habilaj, kishte dy emra si pronarë: Tahiri dhe Habilaj. (Foton e gjen në fund të lajmit). Nuk iu ka qëlluar që kur prisni figuracionin jeshil “për jashtë” agjenti iu pyet: “Ke edhe një emër tjetër që do ta përdorë?” dhe ti shënon emrin e djalit ose të vëllait? Ja kështu ka ndodhur edhe në rastin konkret “brenda familjes”.
Deputeti i PD-së, Enkelej Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kopjen e policës ndërkombëtare të sigurimit për Audin AA 003 GB, e cila fakton se Tahiri dhe Habilaj janë bashkë-përdorues të makinës.
Alibeaj vuri në dukje se:
- Polica ndërkombëtare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt në bashkë-përdorimin e Audit AA 003 GB.
- Polica qe PD dorëzoi ne Prokurorinë e Krimeve te Renda fakton se Audi përdorej ne te njëjtën kohe edhe nga trafikantet e drogës edhe nga Ministri i Brendshëm. Kjo do te thotë se te dy ishin përgjegjës për makinën dhe përfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marrëdhënie besimi.
- Polica është e periudhës prill 2015-prill 2016, qe përfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po përdorej si imunitet për trafikantet ndërkombëtare te drogës.
- Polica fakton se Saimir Tahiri ka gënjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po bën çdo gjë për te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit.
- Dëshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri është takuar me Artan Habilajn ne Greqi është fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Këto janë prova se ai është pjese e trafikut ndërkombëtar te drogës.
- PD inkurajon Prokurorinë e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me përparësi dhe te sjelle ne Kuvend kërkesën për arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkë-përdorues i makinës se drogës me bandën e Habiljave.
Veritas.com.al/